• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DYTA NË LISTËN E PS/ Najada Çomo: Pse e pranova ftesën e Ramës. Sfida më e madhe e këtij muaji është…
Home
Sociale

E DYTA NË LISTËN E PS/ Najada Çomo: Pse e pranova ftesën e Ramës. Sfida më e madhe e këtij muaji është…

17 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për kandidimin e saj në zgjedhjet e 25 prillit, në listën e PS në Tiranë.

Çomo tha se kur nisi pandemia e koronavirusit as nuk e kishte menduar ndonjëherë të jetë pjesë e politikës, por vendosi të pranojë ftesën e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj, ishte një vlerësim për të dhe gjithë ekipet mjekësore, që janë përballur me armikun e padukshëm.

Pjesë nga intervista:

Si do ta bëni ju politikën si vetja?

Vjet kur ka filluar pandemia as e kisha menduar ndonjëherë të jem pjesë e politikës. Gjithmonë duhet të dini që unë përfaqësoj një “NE”, që jemi gjithë stafi i spitalit. E pranova ftesën e PS, sepse m’u duk një vlerësim, një nderim për punën tonë të përbashkët. Nëse unë do të jem pjesë e atij Kuvendi, ashtu sic kam bërë më të mirën në jetën time që nga fillimi punës tek Infektivi, shpresoj të jem një kontributore pozitive në Parlament, kryesisht në fushën e shëndetësisë, që e njoh mirë. Unë jam dhe do të jem në spital, deri ditën e fundit që do të kem pacientin e fundit me Covid. Nuk jam shkëputur asnjëherë. Do vazhdoj të jem në spital, për të dhënë kontributin, aty ku ka nevojë pacienti.

Si e keni parë ju Parlamentin nga kutia e televizorit?

E kam ndjekur Parlamentin dhe kam parë shumë gjëra pozitive që janë bërë, por edhe shumë pjesë që s’më kanë pëlqyer. Ndoshta do të përpiqem të gjej një të mesme për të dhënë atë pjesën e mirë.

Më thoni një detaj që ju si mjeke nuk ju pëlqen te kjo shëndetësi që është sot dhe nesër në Parlament do ta ndryshoni…

Nuk mund të themi që mjekësia është e përkryer, por duke qenë pjesë e mjekësisë dhe kësaj pandemie, kjo na mësoi shumë elementë pozitivë. Pamë elementë negativë që duheshin përmirësuar, ka të tjerë që duhen përmirësuar. Në Parlament do jap kontributin tim nga ana profesionale, akademike.

Shëndetësia do të përmirësohet, por më urgjente është menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi i popullatës. Sfida më e madhe në këtë muaj do vazhdojë të jetë pjesa e pandemisë, në mënyrë që përmes vaksinimit të ulim në minimum infektimet. Ne e dimë që janë cenuar shumë elementë, por i pari është shëndeti. Si pasojë e pandemisë është cenuar gjithçka në Shqipëri.

Keni fituar ju apo z.Rama me futjen në listë?

Besoj se kemi fituar të dy palët nga kjo pjesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Merkel dhe Makron po paguajnë kostot e dështimit me vaksinat
Previous article RIDEPOZITIMI I LISTAVE NGA PD/ KQZ i heq kandidatët e tepërt, kishte dërguar më shumë se sa lejon ligji

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT