• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKOHET LISTA PËRFUNDIMTARE E ZGJEDHËSVE/ Më 25 prill thirren për të votuar gati 3.6 milionë shqiptarë
Home
Politikë

PUBLIKOHET LISTA PËRFUNDIMTARE E ZGJEDHËSVE/ Më 25 prill thirren për të votuar gati 3.6 milionë shqiptarë

17 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Njoftimi i plotë

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet e Kuvendin të Shqipërisë, të datës 25 prill të vitit 2021.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët:

➡️ 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votues femra;

➡️ 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe,

➡️ 1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit;

➡️ Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.

Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit.

– Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020;

– ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020;

– ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020;

– ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021;

– ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021;

– ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021.

Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Edhe njëherë përfitoj nga rasti, të ftoj çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Faleminderit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 8 VITE BURG NË ITALI/ Arrestohet në Lushnje 57-vjeçari, pritet që… (EMRI)
Previous article TRONDIT ME RRËFIMIN/ Demi Lovato: Isha 15-vjeçe, jam përdhunuar dy herë dhe e shihja autorin çdo ditë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT