• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI KUNDËR COVID-19/ Moderna nis testimin e vaksinës në foshnje dhe fëmijë të vegjël
Home
Jetë

VAKSINIMI KUNDËR COVID-19/ Moderna nis testimin e vaksinës në foshnje dhe fëmijë të vegjël

17 March, 2021 s.autor Jetë

Kompania amerikane e barnave Moderna tha se ka nisur studimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç.

Moderna është prodhuesi i parë amerikan që teston vaksinën e saj në foshnje.

Kompania tha se planifikon të fusë në listën e testimit rreth 6,750 fëmijë në SHBA dhe Kanada.

Rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga koronavirusi është më i vogël sesa te të rriturit, por ekziston rreziku i transmetimit – veçanërisht nga adoleshentët.

“Ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të vaksinës sonë në këtë popullatë më të re në moshë”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stephane Bancel.

Edhe Moderna, edhe kompania tjetër amerikane Pfizer kanë nisur testimin e vaksinave të tyre kundër koronavirusit te fëmijët 12 vjeç e lart, vitin e kaluar.

Rezultatet e këtyre testimeve nuk janë publikuar ende.

Kompania britanike-suedeze, AstraZeneca, e cila po ashtu ka prodhuar vaksinë kundër koronavirusit, njoftoi se ka nisur testimet në fëmijë muajin e kaluar.

Përdorimi i vaksinës AstraZeneca te të rriturit është pezulluar në disa vende evropiane dhe të tjera, pas raporteve se disa individë kanë pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka prova që e lidhin vaksinën me incidentet e mpiksjes së gjakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MUND TA PËRSHKRUAJ KËTË DASHURI"/ Afërdita Dreshaj bëhet nënë për herë të parë, publikon FOTOT e ëmbla
Previous article KANDIDATE PËR DEPUTETE/ Një rrëfim ndryshe nga Luljeta Bozo: Do përmirësoj gjendjen e pensionistëve dhe fushën e kërkimit shkencor

s.autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT