• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI I METËS TEK ZYRAT E FRD BËN JEHONË/ Media greke: E pabesueshme, iu drejtua policisë “unë do të vras”
Home
Politikë

SHPËRTHIMI I METËS TEK ZYRAT E FRD BËN JEHONË/ Media greke: E pabesueshme, iu drejtua policisë “unë do të vras”

16 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Shpërthimi dhe tërbimi i Presidentit Ilir Meta në zyrat e Frymës së Re Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat greke. Portali “In.gr” shkruan mbi përplasjen e kreut të shtetit shqiptar duke e cilësuar si një skenë të pabesueshme, ndërsa thekson se Meta i është drejtuar policisë ‘unë do të të vras’. Media greke ka postuar videon e Report Tv, që ishte media e parë shqiptare që ndoqi nga afër të gjithë skandalin dhe përplasjen e ndodhur te zyrat e FRD.

Media greke shkruan se “Një shpërthim i paparë u bë nga presidenti shqiptar Ilir Meta, dhe para kamerave televizive, duke nisur kërcënime ndaj oficerëve të policisë, duke u thënë atyre “Unë do të të vras” .Arsyeja e shpërthimit të Metës ishte se policia, duke ekzekutuar një vendim të bashkisë së Tiranës, shkoi për të dëbuar në zyrat që i ishin dhënë që nga viti 2016 partisë së vogël të krahut të djathtë “FRD”. Videoja tregon presidentin shqiptar që hyn në zyra me inat dhe truprojat e tij shtyjnë larg përfaqësuesin e bashkisë dhe njerëzit me uniformë që e shoqëronin. Meta fajësoi vetë Kryeministrin shqiptar Edi Rama për vendimin për ta përjashtuar, duke thënë se ai donte të ndante frontin e opozitës kundër tij në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Përveç ofendimeve, Meta dëgjohet duke i thënë përfaqësuesit të bashkisë: “Dilni se do ju çoj në burg me duart e mia. Jashtë, jashtë, bojë për vetulla… “.

Portali grek thekson dhe faktin se Ilir Meta i ka lënë trashëgimi gruas së tij partinë që themeloi vite më parë.

Si ndodhi ngjarja? PresidentiIlir Meta u shfaq në zyrat e FRD-së, në kohën kur policia bashkiake po i kërkonte kryetarit të FRD Sali Shehu që të lironte zyrat pasi nuk kishin më të drejtë ligjore për t’i mbajtur ato pasi nuk kishte përfaqësues në Kuvend dhe s’i takonte me ligj selia. Në mbrojtje të tij u shfaq presidenti Ilir Meta, i cili nuk kurseu ofendimet, kërcënimet dhe sulmet ndaj efektivëve të policisë. Meta së bashku me shoqëruesit e tij  kanë hyrë me forcë në zyrat e FRD-së, ku nuk kanë munguar as kërcënimet nga kreu i shtetit, duke u thënë policëve që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROSTAT/ Shqiptarët me fitimet më të ulëta mujore në Europë, gjysma e punonjësve marrin më pak se 302 euro
Previous article I KUNDËRPËRGJIGJET BASHËS/ Rama i nxjerr pamjet kur Berisha ofendonte me fjalor banal në Kuvend (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT