• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Vaksina ruse: Sputnik V do të prodhohet në Gjermani
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Vaksina ruse: Sputnik V do të prodhohet në Gjermani

16 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencisë Interfax, se vendi i tij ka arritur një marrëveshje me sipërmarrjet për këtë. Por ai nuk përmendi emra.

Marrëveshje ka edhe me firma në Francë, në Itali dhe në Spanjë. Qëllimi është të garantohet shpërndarja e vaksinës ruse në vendet evropiane, pasi ajo të jetë licensuar për Evropën. Bisedime ka edhe me kompani të tjera për të shpërndarë vaksinën në ato vende që përdorin Sputnik V edhe pa miratimin e BE, tha Dmitrijev.

Shqyrtimi mund të zgjasë tre muaj

Sputnik V aktualisht nuk është aprovuar ende në Bashkimin Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ende po e studion. Italia kishte njoftuar që para një jave se firma Adienne Srl. në Lombardi do ta prodhojë Sputnik V.

Te vaksinat kundër Covid-19 të Biontech/ Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të miratuara deri tani nga EMA, procesi i miratimit zgjati midis disa javësh dhe tre muajve.

Sputnik është lejuar tashmë në Hungari

Rusia e lejoi përdorimin e vaksinës së saj kundër Coronas verën e vitit të kaluar – madje edhe para se të përfundonin provat klinike. Kjo shkaktoi skepticizëm ndërkombëtar në lidhje me efektivitetin e vaksinës. Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind ndaj infeksioneve të Coronas me simptoma.

Sipas të dhënave ruse, vaksina ruse është aprovuar tashmë në pothuajse 50 vende, duke përfshirë Hungarinë, pa miratimin e EMA. Kremlini në Moskë u ankua se regjistrimi i Sputnik V në BE po politizohet.

EMA në mbledhje të posaçme për AstraZenecan

Pas informacionevetë reja për trombozë në venat cerebrale tek personat e vaksinuar, qeveria gjermane i pezulloi vaksinimet Astrazeneca si masë paraprake. Ky hap erdhi pas një rekomandimi të Institutit Paul Ehrlich, përgjegjës për lejimin e vaksinave në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha në Berlin se kjo ishte thjesht “masë paraprake”. Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme për besimin te vaksina ishte ndjekja e rekomandimeve profesionale. Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) tani do të vendosë nëse ngjarjet e reja do të ndikojnë në lejimin e vaksinës.

EMA do të diskutojë për vaksinën në një takim të veçantë të enjten. Agjencia njoftoi se aktualisht po heton shfaqjen e trombozës në një numër të vogël njerëzish. Sidoqoftë, ekspertët janë ende të bindur se përfitimet e vaksinimit me medikament janë më të mëdha se rreziqet nga efektet anësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë konsultime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Shënohen 475 raste të reja me koronavirus, humbin jetën 17 qytetarë në 24 orët e fundit
Previous article ZHDUKET 28-VJEÇARI NGA LAÇI/ Shokon dëshmitari me deklaratën: Kërkojeni në burg, gazetat franceze shkruajtën për...

Delo.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT