• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET ORGANIZATA QË TRAFIKONTE DROGË NË ITALI/ RENEA dhe FAST aksion në Laç, 2 të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKATËRROHET ORGANIZATA QË TRAFIKONTE DROGË NË ITALI/ RENEA dhe FAST aksion në Laç, 2 të arrestuar

16 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në një operacion të nisur prej vitit 2016 nga Policia e Milanos, koduar “Neikea” u shkatërrua një organizatë e trafikut të kokainës nga Shqipëria në Itali, me drejtues rrjeti italianë, por dhe shumë shqiptarë të përfshirë kryesisht si korrierë.

Në Tiranë dhe Laç u arrestuan mëngjesin e kësaj të marte dy persona, Bledar Coma alias Bledar Kurti, 40 vjeç nga Tirana dhe Enis Preçi alias Enis Uruçi nga Laçi, 27 vjeç. Ata do të ekstradohen në Itali, pasi është gjykata e Milanos që ka lëshuar 12 urdhër arreste për këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në nëntor 2016, në të njëjtin operacion u arrestua në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe u sekuestruan 8.6 kg kokainë.

Rrjeti drejtohej nga italiani Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano, i arrestuar në prill të vitit 2016. Me vënien e tij në pranga drejtimin e mori një tjetër italian, Giuseppe Sanfilipo. Por edhe ai u arrestua më qershor2016, pasi ka tentuar të vrasë një shqiptar me inicialet M. P.

Njoftimi i plotë i Policisë
Operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia italiane dhe Policia shqiptare. Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri. Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania.

Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç. Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P. Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.

Policia e Shtetit edhe gjatë këtij operacioni tregoi besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të luftuar përkrah partnerëve krimin e organizuar dhe siguron qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, më qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kudër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që ata konstatojnë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARTIA SOCIALISTE I JEP SHANSIN ÇDOKUJT"/ Veliaj mesazh të rinjve: Nuk ka rëndësi...
Previous article MBYLLET SEANCA PLENARE/ Miratohet ligji për Gardën e Republikës! Rrëzohet dekreti i Metës...

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT