• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË KERKONTE FALJE JO VOTA NË VORË”/ Spiropali i kthehesh ashpër Bashës: Zgjodhe këtë ditë për t’ua ngulur thikën më thellë…
Home
Politikë

“DUHET TË KERKONTE FALJE JO VOTA NË VORË”/ Spiropali i kthehesh ashpër Bashës: Zgjodhe këtë ditë për t’ua ngulur thikën më thellë…

16 March, 2021 s.autor Politikë

Elisa Spiropali me tonë të ashpra nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Lulzim Basha dje në Kamëz dhe Vorë duhet të kërkonte falje dhe jo vota.

Spiropali tha se Basha zgjodhi përvjetorin e 13 të tragjedisë së Gërdecit për të vizituar Vorën, ndërsa shton se kandidatë janë sërish Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.

“Lulzim Basha në një ‘Covid party’ vizitoi Vorën dhe Kamzën. Nuk kërkoi falje, por vota. Duhet të kishte kërkuar falje. Dje ishte 13 vjet pas tragjedisë së Gërdecit. Zgjodhi këtë ditë për tua ngulur thikën më thellë për të prezantuar kandidatë. Numri 5 përgjegjësi kryesor i tragjedisë, numri 6 Fatmir Mediu, ministri që firmosi pa asnjë teklif për llogari të djalit.

Dje u prezantuan aty. Nuk kanë mbajtur përgjegjësi. U dënuan për aksident teknologjik disa prej tyre, por ata që firmën nuk u përballën me drejtësinë. Si kanë guxim numri 5 dhe 6 dhe këta kërkojë vota në Gërdec. Si u kthye në vendin e krimit? Tani mjafton të kthejnë edhe djalin, ta bëjnë shef kabineti dhe është e kompletuar lista e Tiranës.

Më pas u kthye në Kamzë, kërkoi vota dhe jo falje. Në krah me Flamur Nokën , duhet ti kërkojnë ndjesë atij komuniteti që Xhelal Mziu e la në kushte mesjetare. Pa çerdhe, pa shkolla,i la njerëzit të ndërtojnë shtëpitë e tyre me përpjekje mbinjerëzore, pa politika strehimi dhe sociale. Luftonin për vete. I trajtoi si plaçkë ata njerëz. Shkoi aty në Covid party me burra, duhet të ishte i përulur përballë atij komiteti dhe të thoshte: na falni o njerëz. Nuk kërkoi falje Basha, kërkoi votën për Flamur Nokës, se Xhelalin e ka çuar në Dibër. Nuk kanë asnjë grua në takime, janë të njëjtët fytyra, të njëjtët surretër.

Ndryshime me ne është shumë i madh. Vetëm këtë vit në Kamëz kemi çuar 60 milion euro investime”, tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REALIZUAM REFORMËN"/ Kushi: Mbyllëm 22 universitete fantazmë, disa u pezulluan...
Previous article “JE TRIM I MADH TI”/ Ruçi përjashton nga seanca Gjonin: Nuk fole asnjë fjalë për Gardën e Republikës, fole...

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT