Kryeministri Edi Rama, në vijim të fushatës elektorale, ishte në qytetin e Lezhës.
Rama theksoi se qarku Lezhë ka ende potenciale të mëdha, që nuk janë shfrytëzuar. Ai shton se qeveria e tij, në të ardhmen do të ndërtojë rrugën Milot – Fier dhe Shëngjin – Velipojë.
“Duam të çojmë më tej Lezhën dhe të gjitha zonat e këtij qarku, që kanë ende potenciale të pashfrytëzuara. Pagën do e rrisim vit pas viti. Në fund të mandatit, do bëjmë rrogën minimale 400 mijë lekë. Pagat deri 400 mijë lekë nuk do kenë më tatim mbi pagën nga 1 janari i vitit 2022. Nuk do rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe deputetëve deri në vitin 2025. Segmenti Milot- Fier është prioritetet i yni.
Ky segment do jetë rruga më e mirë në mandatin tonë të tretë. Do ndërtojmë edhe rrugën Shëngjin – Velipojë. Do të ndërtojmë edhe Parkun e Madh Industrial, pranë zonës së Aeroportit të Gjadrit. Edhe Parku i Energjisë së Erës është në proces. Do japim mbështetje shpirtit të sipërmarrjes në agro-turizëm. Po punojmë edhe me Portin e ri turistik të Lezhës, e po punojmë bashkë me atë të Vlorës, Sarandës dhe Durrësit. Materniteti i Lezhës është drejt përfundimit”, tha Rama.


