• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ashpërsohen protestat kundër qeverisë në Iran. Qeveria: të mbyllen rrjetet sociale
Home
Nderkombetare

Ashpërsohen protestat kundër qeverisë në Iran. Qeveria: të mbyllen rrjetet sociale

6 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Në Iran kanë vazhduar protestat  në ditën e tyre të tretë, pak kohë para se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë takimin urgjent rreth protestave të përgjakshme kundër qeverisë në këtë vend.

Raportimet në mediat perëndimore për protestat kundër qeverisë janë zvogëluar, pasi Teherani ka bllokuar mediat sociale të përdorura nga protestuesit për të shpërndrarë momente të protestës.

Mirëpo shërbimi qendror i Radios Evropa e Lirë, ka siguruar informacione të besueshme nga disa burime në Iran, se ende janë duke vazhduar protestat kundër klerikëve udhëheqës në Teheran dhe qytete tjera. Kjo konsiderohet sfida më e madhe e këtij vendi në pothuajse një dekadë.

Pamjet nga qyteti Mashhad, ku kanë filluar protestat më 28 dhjetor, kanë shfaqur qindra protestues derisa kanë bërë thirrje kundër klerikëve, si përgjigje ndaj deklaratave të Gardës Revolucionare se protestat kanë përfunduar.

Mediat shtetërore iraniane nuk kanë mbuluar protestat kundër qeverisë prej kur Garda Revolucionare e Iranit ka pretenduar se protestat kanë përfunduar.

Mirëpo mediat shtetërore kanë raportuar se kjo Gardë është duke vazhduar me rritjen e numrit të forcave të sigurisë në disa pjesë të vendit.

Të paktën 22 persona janë vrarë në përplasjet në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë, ndërsa më shumë se 1,000 protestues të tjerë është raportuar se janë arrestuar.

Mediat iraniane shtetërore kanë raportuar për protestat pro-qeveritare, duke shtuar të njëjtat pritet të mbahen edhe sot. Protestat po mbahen në pesë qytete në Iran duke përfshirë Tabrizin dhe Kermanin.

Gjatë lutjeve të së premtes në Teheran, kleriku i linjës së ashpër, Ahmad Khatami, ka thënë se ai mbështet vendimin e qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale për shkak të protestave, pasi sipas tij në momentin që ka marrë ky vendim “trazirat janë ndalur”.

“Kombi ynë nuk e përkrahë një rrjet social, i cili udhëhiqet nga duart e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Khatami, shkruan Radio Europa e Lirë. Sipas tij çdokush që ka djegur flamurin iranian duhet të dënohet me vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma – Atalanta, publikohen formacionet zyrtare. Berisha titullar (FOTO)
Previous article HISTORIA TELEVIZIVE/ Ajsi-Leonardit: Nuk kam patur asnjëherë nevojë për adoptues

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT