Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhuliano Vishën, njëri nga të arrestuarit si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Ndërkohë që pritet që edhe tre të arrestuarit e tjerë të njihen me masën e sigurisë, prokurori e akuzon Vishën si person që ka kryer rolin e ndihmësit në vrasje, duke ndihmuar Ernejt Shytin, i cili ka shkrepur armën.
Visha nuk ka pranuar akuzën, duke pohuar në seancë se ato që ka thënë më herët në polici, nuk i ka deklaruar të vërteta.


