• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT NË KOSOVË/ Çertifikohet rezultati, Vetëvendosje mbi 50 për qind të votave
Home
Rajon

ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT NË KOSOVË/ Çertifikohet rezultati, Vetëvendosje mbi 50 për qind të votave

13 March, 2021 Delo.autor Rajon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, duke i hapur rrugën procesit të ngritjes së institucioneve të reja.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.7 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.1 për qind, dhe Lista Serbe me 5.09 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 58 vende në parlamentin 120 vendesh, Partia Demokratike 19, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 15 vende, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 vende dhe Lista Serbe 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Dhjetë vende të tjera u takojnë partive politike të pakicave jo serbe.

Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi rezultatin si referendum dhe sipas saj qytetarët “me 50.28% u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje”.

Nga dita e sotme, vendi ka një afat prej tridhjetë ditësh për mbledhjen e parë të parlamentit.

Sipas kushtetutës, presidenti i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër nga lëvizja Vetëvendosje që është fitues i zgjedhjeve. Nëse kabineti i propozuar prej tij nuk siguron votat e mjaftueshme, përkatësisht së paku 61 vota, atëherë presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër dhe nëse as herën e dytë nuk formohet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Lëvizja Vetëvendosje e cila arriti një fitore të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk pret vështirësi për formimin e qeverisë, për miratimin e së cilës duhen të paktën 61 vota. Por, zgjedhja e presidentit kërkon dy të tretat e votave, përkatësisht 80 vota të deputetëve, që të paktën duhet të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë votimit.

Lëvizja Vetëvendosje e ka kandiduar zonjën Vjosa Osmani për këtë post dhe ka nevojë për votat e partive tjera shqiptare që të kalojë.

Dështimi për të zgjedhur presidentin e ri mund të çojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar për të hënën më 15 mars takime me partitë tjera politike për të diskutuar formimin e institucioneve.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmuan se do të marrin pjesë në takim. Ndërsa Lidhja Demokratike të dielën mban kuvendin e saj për të zgjedhur udhëheqjen e re të partisë pas dorëheqjes së kryetarit të saj Isa Mustafa dhe më pas do të vendos rreth takimit të së hënës./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-PARTIZANI/ Pas një harkimi nga Murataj, mbrojtësi Belica zhbllokon derbin ndaj "Bardhebluve" (VIDEO)
Previous article MERKATO E VERËS/ Barcelona i bën “nder” Inter, del nga gara për lojtarin e Liverpool...

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT