RENEA ka “blinduar” këtë mesditë zonën e Lanës, në Tiranë, ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.
“BalkanWeb” publokon pamjet ku shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë, nën masa të rrepta sigurie është çuar te vendi i krimit edhe ekzekutori, 24-vjeçari Ernejt Shyti, i cili pritet të ndërtojë gjithë skemën e vrasjes që tronditi kryeqytetin.
Mësohet se ai po iu tregon forcave RENEA konkretisht në terren se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar.


