Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake një ditë më parë për selinë e FRD-së.
“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do të na duhet të bashkëjetojmë për nje farë periudhe. Mundin e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë.
Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtetet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor më këdo qoftë dhe jo më me Presidentin e Republikës që ka çrregullime të dukshme të rënda.”- tha Rama


