Këto janë pamjet e makinës pas përplasjes mes 34 vjeçarit Artan Kaboçim nga Divjaka me policinë e këtij qytetimbrëmjen e djeshme. Ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër në lagjen e tij për arsye të panjohura, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë.
Me mbërritjen e efektivëve pranë banesës së tij në fshatin Mëhallëz, i kanë kërkuar 34 vjeçari të dorëzohet, por ky i fundit ka qëlluar drejt forcave të policisë. Pas kësaj ngjarje Artan Kaboçi ka marrë edhe makinën e policisë në përpjekje për tu larguar, tentativë që ka zgjatur pak minuta, teksa u vu në pranga nga Forcat RENEA.
Nga kjo ngjarje ka pasur vetëm dëmtime të makinave të policisë. Mësohet se 34-vjeçari njihet si person i cili krijonte probleme të vazhdueshme në fshat, pasi ishte konsumator i rregull i alkoolit. Edhe për ngjarjen e sotme ai dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.


