Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mehallas, Divjakë.
Nga informacionet e para bëhet me dije se shtetasi Artan Kaboci është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë nën presionin e armës.
Ai është larguar në drejtim të paditur, por më pas është lokalizuar nga forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Autori, fatmirësisht, nuk ka plagosur njeri, por dyshohet se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.


