• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Dadoja që preu kokën e vajzës dhe e mbante atë në dorë mes qytetit, do të lihet e lirë…
Home
Jetë

E RËNDË/ Dadoja që preu kokën e vajzës dhe e mbante atë në dorë mes qytetit, do të lihet e lirë…

12 March, 2021 F.autor Jetë

Një dado e cila preu kokën e një vajzë të vogël dhe më pas doli me kokën e prerë nëpër rrugë duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ do të lihet e lirë pas pesë vitesh nga sulmi i tmerrshëm, sipas raporteve nga Moska.

Gruaja, Gyulchehra Bobokulova, 43 vjeç, është kuruar nga mjekët rusë për çrregullimin kronik psikiatrik që e çoi atë të vriste fëmijën dhe të mbante kokën e saj para njerëzve. Plani për ta liruar atë nga spitali psikiatrik ka shkaktuar reagime të ashpra, pasi shumë njerëz mendojnë se dadoja do jetë sërish një rrezik për shoqërinë.

Pamjet nga incidenti i vitit 2016 tregonin se Bobokulova shtrëngonte kokën e prerë, gjatë ecjes në trotuar, e ndjekur nga policia.

Bobokulova vrau brutalisht Anastasia (Nastya) Meshcheryakov 4 vjeç ndërkohë që kujdesej për të dhe mburrej duke thënë “unë jam një terroriste”. Dadoja pretendonte se donte të merrte hak për Vladimir Putinin për bombardimet në Siri.

Pas vrasjes, prindërit e Nastya kundërshtuan vendimin nga gjykatat se dadoja e cila kishte jetuar me familjen e saj për disa vjet, ishte e sëmurë dhe kërkoi që ajo të përballej me një gjykim të duhur.

Ata u mbështetën nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny i cili vuri në dyshim nëse diagnoza psikiatrike ishte e motivuar politikisht. Bobokulova u dërgua për trajtim të detyrueshëm psikiatrik në spital.

“Mjekët janë të sigurt se pacienti i tyre është i padëmshëm, (por) udhëheqësit e opinioneve votojnë për kontroll të rreptë”, raportoi media ruse “360TV”.

Nëna e viktimës, Ekaterina Mescheryakova, ka deklaruar: “Familja ime nuk mund të ndihet e sigurt nëse Bobokulova në të ardhmen më gjen mua ose fëmijën tim tjetër …

Gjatë hetimit, ajo dëshmoi se kishte ndërmend të vriste të gjithë familjen tonë. Blogerja e njohur Lena Miro ka vënë në dyshim lirimin e saj dhe shprehet: Është e rëndësishme që një person që preu kokën e një fëmije me një thikë kuzhine, në asnjë rrethanë nuk duhet t’i jepet një shans për t’u kthyer në shoqëri. Një person i tillë duhet të kalojë jetën e tij ose në burg ose në një spital psikiatrik.

Gjykata vendosi që Bobokulova vuante nga skizofrenia paranojake paroksizmale, por nëna e vajzës që u vra tha se ajo ishte e arsyeshme dhe e vetëdijshme para se të ndikohej nga ideologjitë ekstremiste në internet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ Rama: Sot nis epoka e ARTË e gazit për Shqipërinë, s’do ishte e mundur pa ambasadoren Yuri Kim
Previous article "EDHE PSE NUK JEMI AFËR..."/ Saimiri tregon për lidhjen në distancë me Merin dhe çfarë nuk po i pëlqen (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT