Gazetari Artan Hoxha ka treguar se cilët janë 3 indikatorët e rëndësishëm për të identifikuar dhe zbuluar një bos krimi.
I ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, Hoxha ka rrëfyer edhe detaje, lidhur me këtë, duke sjellë historinë e një prej personazheve të njohur të botës së krimit, Marsel Sotirit.
Këtij të fundit i ngritën një kurth me anë të një vajze të re, me forma të kolme. Kundërshtarët e tij e dinin se Marsel Sotirit i pëlqenin femrat e kolme, prandaj përdorën pikën e tij të dobët për ta nxjerrë në pritë.
Gazetari tha se Sotiri ishte një personazh me emër në Durrës dhe grupi kundërshtar s’i afrohej dot.
Por përmes një vajze të bukur, e cila tërhoqi vëmendjen e Sotirit, ata arritën që ta ekzekutojnë atë.
“Tre gjëra ka për të zbuluar një bos krimi sot, po i kape mjetet e krimit, pra telefonin, po i gjete mjetet e lëvizjes, ai mund ta lërë makinë aty edhe për tetë muaj, po pas tetë muajsh do vij ta marri një ditë. Është i rrezikuar dhe sidomos po i kape shijet për femrat. Kam dekonspiruar disa herë një hetim që është bërë për një rast në Durrës dhe është vrarë Marsel Sotiri.
Ka qenë një nga personazhet më me emër në Durrës dhe grupi kundërshtar nuk kishte mundësi si t’i afrohej atij. E di, se çfarë i bën? Ata e dinin që ai pëlqente femra të kolme dhe ja morën një miss nga një rreth dhe ja çuan. Ajo bënte plazh përpara lokalit që kishte Marseli. Edhe ky sa e pa u josh menjëherë nga ajo. Filloi ta çonte në shtëpi, krijoi një farë lidhje me të dhe ditën e fundit që po e çonte në shtëpi për ta shoqëruar deri në fund, për t’i dhënë atë puthjen, ai zbriste nga blindi donte diku te 3-4 metra dhe jo më shumë. Në atë moment sapo kanë përcjell missin në kthim e kanë vrarë”,- ka treguar Artan Hoxha.


