Mjeku nga Saranda Irakli Thomai ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, pas infektimit me koronavirus.
Prej një muaji ai ishte shtruar në spitalin e Janinës dhe ishte në intubim për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Pavarësisht se ai kishte dalë në pension mjeku sarandjot kishte pacientët e tij.
“Sot eshte ndare nga jeta njeriu qe ka ndikuar me shume ne jeten time profesionale.
Ai eshte njeriu qe me ushqeu dashurine per mjeksine dhe me beri te qarte sakrificat dhe stoicizmin qe kerkohet ne kete profesion.
Une u bera anestezist, sepse doja shume te isha si Ai…
Une jam i bindur qe Saranda humbi nje prej luftetareve te paepur ne luften per mbrojtjen e shendetit te tyre.
Mjekesia e ketij qyteti humbi nje prej gjenertoreve te mendimit shkencor.
Nivica humbi nje prej bijeve te saj punetor dhe kembengules.
Ai eshte nje shembull per koleget e rinje, reanimacioni i spitalit te qytetit tone, ka ne cdo grimce llaci,drrase dhe instalimi, doren dhe mendimin e tij. Aty do te gjejme shqetesimet dhe endrat, te cilat pa dashur, pa kuptuar dhe me insistim i ka percjell tek cdo koleg qe ai ka bashkepunuar.
Nga puna e tij eshte gdhendur me durim dhe pasion fytyra e infermjerimit te atij spitali. Po, shume gjera te cilat na pelqejne sot ne perkushtimin infermjeror ne ate spital,kane djersen, perkushtimin dhe korrektesine prefesionale qe e karrakterizonte ate njeri.
Jam i hidheruar pa mase…
Lamtumire o vella, mesues dhe koleg.
U prefsh ne paqe Dr. Irakli Thomai”,- shkruan një prej miqve të tij në rrjetet sociale.


