• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK PËRMBAHET/ Basha u drejtohet gazetarëve: E dini edhe ju që Rama darkon në zyrë me krerët e bandave
Home
Politikë

NUK PËRMBAHET/ Basha u drejtohet gazetarëve: E dini edhe ju që Rama darkon në zyrë me krerët e bandave

12 March, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një denoncim në adresë të kreut të qeverisë Edi Rama, për të cilin tha se darkon në restorantin privat të Kryeministrisë me krerët e bandave kriminale.

Këtë deklaratë, Basha e bëri gjatë një komunikimi në Facebook me qytetarët kur u pyet për planin që ka PD për të ndalur largimin nga vendi të specialistëve.

“Po promovove kriminelët, po promovove trafikantët, në qoftë se ja dorëzon shtetin dhe institucionet njerëzve që kanë trafikuar vajzat dhe gratë e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë, po drekove me ta në Kryeministri, nëse Kryeministri jep këtë model, çfarë pret ti të bëjnë specialistët e shtetit. Prandja duhet ndryshim. S’mund të ketë ndryshim pa larguar këtë njeri. Tek ai restoranti privat në Kryeministri, siç e di unë, siç e dinë shumë gazetarë, siç e dinë edhe shërbimet partnere, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë. Krerët e bandave të Shqipërisë darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Në qoftë se ky është shembulli që jep Kryeministri, sigurisht që ekspertët do të largohen, specialistët do të largohen. Shqipëria ka nevojë për një Kryeministër tjetër në lartësinë e pritshmërive tuaja.

Një Kryeministër i cili prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi, dhe unë këtë e kam provuar me ligjin e Dekriminalizimit dhe me propozimin për Vettingun e politikanëve që e mbani mend që Edi Rama e refuzoi. Ndaj me mua Kryeministër të garantoj se modeli do të jetë ai i promovimit të specialistëve sipas meritës, jo sipas bindjeve politike, sipas aftësive dhe përkushtimit për t’i shërbyer qytetarëve. Dhe për këtë do të kemi ndihmën e plotë të partnerëve tanë në veçanti Bashkimit Europian dhe SHBA”, u shpreh Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTET ME FORCË NË ZYRAT E FRD/ Meta përplaset me policinë: Do ju çoj në burg... (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Shefi i OKB-së: Pa veprime të menjëhershme, miliona njerëz do të arrijnë në prag të urisë...

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT