• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË FAMILJEN KUKSIANE NË FARKË/ Veliaj: Aleanca jonë me njerëzit e ndershëm, me punë i mundim të gjithë
Home
Politikë

NË FAMILJEN KUKSIANE NË FARKË/ Veliaj: Aleanca jonë me njerëzit e ndershëm, me punë i mundim të gjithë

12 March, 2021 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli, vizituan familjen e Hamit Ismalajt banesa e të cilit u dëmtuar nga tërmeti. Veliaj u shpreh i lumtur që në këtë zonë ku janë vendosur shumë kuksianë, rindërtimi pas tërmetit i ka bërë të gjithë bashkë për të mbështetur vazhdimin e punëve në Tiranë.

“Ma bëre qejfin kur the se të gjithë kuksianët e Farkës janë bërë bashkë për të na mbështetur. Fakti që edhe një kuksian ndihet mirë, por edhe një nga Këlcyra ndihet mirë, edhe një tropojan ndihet mirë, edhe një nga Tepelena ndihet mirë, do të thotë se kemi arritur të krijojmë Tiranën si një familje. Në Farkë kemi mbaruar 99 shtëpi, por kemi edhe 120 të tjera për të bërë. Nuk e lëmë dot punën në mes, kështu që duhet të japim të gjithë nga një dorë”, tha Veliaj.

Ai pohoi se njerëzit e ndershëm janë aleatët e vetëm të kësaj qeverisjeje. “Fryma pozitive që kemi këtu në Farkë, ku nuk kuptohet kush është vendali e kush ka ardhur nga Kukësi, – se këtu njerëzit sillen sikur kanë shekuj që njihen me njëri-tjetrin, – është fryma që na duhet. Kur jemi bashkë i mundim të gjithë, se njerëzit e mirë janë shumica, njerëzit e drejtë janë shumica, njerëzit punëtorë janë shumica. Nuk na duhen aleanca të tjera. Na duhet aleanca me njerëzit e ndershëm, se po patëm njerëzit e drejtë dhe punëtorë nuk na del kush përpara,” tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se kryeqyteti do vijojë të rritet, ashtu siç është rritur edhe vlera e pronës çdo vit. “Tirana patjetër që do të rritet, por kur rritet me disiplinë, me urbanistikë, kur rritet me shtëpi të këtij niveli, kur mbillen pemë, pra kur çdo gjë bëhet me rregull, rritet edhe vlera e pronës. Kur çdo gjë bëhet vetëm ‘kap ç’a të kapësh’, zapto hapësirë publike dhe shkatërro pronën e përbashkët, nuk funksionon, se aty ke dëmtuar për të gjithë. Por, këto punë bëhen duke patur një qeveri të fortë,” pohoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I RI/ Ja si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19
Previous article TRITOLI NË MAKINËN E PROKURORIT MUÇA/ Reagon KLP: Sulm terrorist ndaj sistemit të drejtësisë, të zbardhet ngjarje sa më parë

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT