Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duket se ka hequr dorë nga drejtimi i timonit dhe është kthyer në pasagjer, për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Ndërsa udhëton me makinë drejt Durrësit, Basha i jep përgjigje ndjekësve të tij, por ajo që bie në sy është fakti se i ulur në vendin e pasagjerit, Basha nuk harron të vendosë rripin e sigurimit, ndryshe nga sa paraqitje kur ishte në timon.
Në një foto të postuar disa ditë më parë nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha, i veshur sportiv, kryedemokrati po i jepte makinës, por menjëherë ra në sy fakti që ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Megjithatë, duket se Basha i ka dëgjuar kritikat që iu bënë dhe tashmë e vendos rripin e sigurimit edhe kur është në makinë si pasagjer.


