• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JENI NJË EKIP QË S´KA HIERARKI”/ Damian Gjiknuri prezanton kandidatët e PS, i drejtohet Ramës: Unë dhe ti jemi në fund…
Home
Politikë

“JENI NJË EKIP QË S´KA HIERARKI”/ Damian Gjiknuri prezanton kandidatët e PS, i drejtohet Ramës: Unë dhe ti jemi në fund…

11 March, 2021 s.autor Politikë

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri, ka prezantuar sot në prani të kryeministrit Edi Rama, kandidatët për deputetë të kësaj force politike në këtë qark. Sipas tij, PS në Vlorë ka një ekip që nuk njeh hierarki, dhe për këtë mori shembull veten dhe Ramën.

“Jemi në një ekip që s’ka hierarki”, tha Gjiknuri, ndërsa ju drejtua Ramës duke i thënë se ai dhe kryeministri janë “në fund të gardhit për të mbrojtur dhe luftuar”.

“Të dathtët vetë po shikojnë ndryshimin në Vlorë. Ne po votojmë vlonjatçe, të votosh për veten tënde. Kryeministër unë jam i bindur për këtë ekip, tani kritika ka, por në përgjithësi jemi një ekip shumë përfaqësues. Shkojmë te njerëzit ballëhapur për votën, se ju kemi dhënë njerëzit që duan”, tha Gjiknuri.

Drejtuesi socialist i Vlorës foli dhe për kundërshtarët e PD, për të cilët tha se me “skuthllik” kanë vendosur më shumë emra në listën e kandidatëve (17 nga 12 që lejon ligji), për të t’ju thënë njerëzve që ta vura emrin.

Pjesë nga fjala e Damian Gjiknurit:

Kam zgjedhur një ekip që Vlorës i thotë Vlorë. Mund të jemi i vetmi qark që kemi lidhje me qarkun. Ky ka origjinën këtej, unë e kam origjinën nga Vlora, pavarësisht se banoj në Tiranë. Dhe të tjerët banojnë në Vlorë, në këtë qark.

Doktor Niko Kuri që e njeh gjithë Saranda. Pranvera, drejtues për tu përshëndetur. Ka realizuar planin, por e ka realizuar planin me ëmbëlsi. Ka thënë ky është ligji…

Jemi në një ekip që s’ka hierarki. Kryeministri dhe drejtuesi politik janë si ata që mbrojnë gardhin në fund dhe luftojnë. Ministrja që nga hierarkia është më lartë se drejtoresha, po është më poshtë se është pjesë e një ekipi. Vullnet Sina, përfaqësues i denjë i Lumit të Vlorës. Njeri që i ka rrënjët e forta në komunitet. Ndonjëherë i bezdisur me kërkesat e vazhdueshme për zonën e Lumit të Vlorës.

Anduel Tahiri, kryetar i PS së Vlorës. Njeri që ka sakrifikuar për PS. S’ka as rrogë shteti. Ka gjithë këto vite dhe i bën nder PS. Kemi Elvis Moçin, një kontributor shumë i madh. Ilir Metaj, banker. Me shumë aktivitet. Njeri që shkruan, në sektron privat ka dhënë kontribute.

Janë konkret, janë me banim në Vlorë. Dhe Teuta, një zonjë që do përfaqësoj denjësisht komunitetin çam. Është e 9-ta në listë. E 9-ta për të thënë që ne atë rezultat do e kapim patjetër. Laura, banuese në Tiranë, por nga Vlora. Leonard Beqiri, emigrant në Gjermani. Kontribues në partinë social-demokrate atje. Me lidhje shumë të forta në terren.

Kundërshtarët s’janë të gatshëm të bëjnë dhe një listë. Me skuthllik mbushin listat me më shumë emra. Nga 12 emra, ka vendosur 17. Për të thënë ta vura emrin në listë të shikojmë njëherrë.

Të dathtët vetë po shikojnë ndryshimin në Vlorë. Ne po votojmë vlonjatçe, të votosh për veten tënde. Kryeministër unë jam i bindur për këtë ekip, tani kritika ka, por në përgjithësi jemi një ekip shumë përfaqësues. Shkojmë te njerëzit ballëhapur për votën, se ju kemi dhënë njerëzit që duan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RENDIT NË VENDIN E TRETË NË SANREMO/ Ermal Meta: Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit...
Previous article STUDIMI I FUNDIT/ Pacientët me kancer nuk janë të mbrojtur nga Covid-19 vetëm me një dozë

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT