• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË ZYRTARE NË TURQI/ Peleshi: U diskutua për implementimin e dy marrëveshjeve financiare ushtarake
Home
Politikë

VIZITË ZYRTARE NË TURQI/ Peleshi: U diskutua për implementimin e dy marrëveshjeve financiare ushtarake

11 March, 2021 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i tij Hulusi Akar.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve tona ishte tema kryesore e bisedës mes dy ministrave.

Ministri Peleshi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Shqipërisë, jo vetëm në modernizimin e logjistikës së Forcave të Armatosura e Emergjencave Civile, por edhe në arsimimin e ushtarakëve të rinj shqiptarë.

Në takim u diskutua edhe implementimi i dy marrëveshjeve financiare ushtarake, grant i palës turke, të cilat do të përdoren për rritjen e kapaciteteve luftarake dhe logjistike të FA shqiptare.

Ministri Peleshi theksoi faktin se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe rikonfirmoi qëndrimin e qartë të qeverisë shqiptare se e vetmja zgjidhje për një paqe afatgjatë në rajon është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Zoti Peleshi i shprehu homologut të tij Hulusi Akar se vendi ynë mbetet i hapur për investimet e përbashkëta në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe se mirëpresim çdo ofertë serioze nga kompanitë turke në këtë fushë.

Vizita zyrtare e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në Ankara, vjen në vijim të vizitës së kryeministrit Rama në fillim të këtij viti, ku u prit me nderime nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI MBLEDHUR TEK..."/ Sara tregon të fshetat jashtë "Për´puthen2 me konkurentët e tjerë, por ja çfarë thot pë Andin
Previous article NUK PËRMBAHET/ Petrit Vasili i kthehet Ramës: O bastard i ndyrë, si flet ashtu për Grida Dumën ti

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT