Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka postuar në faqen e tij zyrtare një profil të shkurtër për kandidatin për deputet Gent Lasku.
Ai shprehet se Lasku ka vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike.
Postimi i Patozit:
GENTI LASKU, NJË KAMPION RACE NË EKIPIN E TIRANËS
Genti Lasku i është bashkuar ekipit tonë të Tiranës, pasi ka përfaqësuar për vite me radhë Shqipërinë si basketbolliist i niveleve të larta. Por sporti nuk është pasioni i tij i vetëm.
Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.
Sekretar i Pergjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambjentit politik në Shqipëri.
Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti.


