• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT E COVID-19 NË KOSOVË/ 6 humbje jete dhe 529 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
Home
Rajon

SHIFRAT E COVID-19 NË KOSOVË/ 6 humbje jete dhe 529 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

10 March, 2021 s.autor Rajon

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 2888 testime për Covid-19, nga ku kanë rezultuar pozitivë 529 raste të reja. Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se kanë humbur betejën me virusin, 6 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç)”, njofton IKSHPK-ja.

Njoftimi i plotë:

333 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes (janë përfshirë testimet RT-PCR dhe rastet e raportuara me vonesë nga laboratori privat Avicena KS nga data 27.02 – 07.03.2021 [2.559 teste RT-PCR dhe 72 raste pozitive] dhe laboratori Olive nga data 05.03-07-03.2021 [873 teste RT-PCR dhe 68 raste pozitive]).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEME ME DOKUMENTACIONIN E KANDIDATËVE/ KQZ ia kthen listat Topallit dhe Murrizit
Previous article FORMULA 1/ Ferrari zbulon njëvendëshen e sezonit 2021, Leclerc e Sainz gati për betejë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT