Policia ka shtuar kontrollet në rrugë, pas aksidenteve të shumta me pasoja tragjike që janë regjistruar në vend ditë e fundit.
Me një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se kontrollet po kryhen duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si “njolla të zeza”, për rrezikshmërinë që paraqesin.
Si rezultat i kontrolleve, në 10 ditët e fundit janë arrestuar 53 drejtues mjetesh, nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Po ashtu janë pezulluar 209 patenta si dhe janë vendosur 13106 masa administrative.


