Kush ka thënë që vajzat u ngjajnë baballarëve duhet t`i tërheqë mbrapsht këto fjalë. Mund të jetë disi e vërtet kjo gjë, ama jo gjithmonë. Kemi ca raste ne që mund ta themi pa frikë atë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili.
Se s`mund ta themi që nuk u surprizuam kur pamë vajzën e Mr Bean. Nuk ka lidhje pamja e tij me dashurinë që kemi për të. Superaktor që pa fjalë na ka dhënë kushedi se sa buzëqeshje e shkrirje gazit, po kur vjen fjala te pamja, jemi të ndërgjegjshëm që s`është gjë. Ama vajza e tij është një copë ylli.
Njësoj si kjo e Sylvester Stallones. Epo që Rambo të kishte një vajzë kaq simpatike, as në ëndrrat m ë të bukura s`do ta kishim parë. Sistine, që na paska emër që bën sens në shqip, qenka e nxehtë si vera. Ja ç`foto hot ka bërë.
Ok, është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe çfarë pastaj? Kjo s`na pengon të themi copë e shqip që nuk është hiç i bukur. I kuq, me shumë faqe, qafë të varur, ca flokë këtej e ca andej, qime qime, eh more Donald ç`gocë ke nxjerrë në dritë. Ka dy në fakt, po sharmin dhe elegancën e Ivankës nuk e ka Tiffany, vajza e vogël.
Kështu që gocë e dashur. Kur të jesh duke vendosur për një burrë mos e vrit hiç mendjen se sa i bukur do jetë. Mjafton që t`i kesh ti ca gjëra të bukura, se vajza s`i ngjaka gjithmonë babait. Mund të të ngjajë edhe ty.





