Luca Capuano ka treguar për herë të parë dramën e familjes së tij. Një vit më parë, gruaja dhe nëna e dy djemve Matteo dhe Leonardo, Carlotta u diagnostikua me kancer. Tani më e keqja duket se ka kaluar por aktori i “Centovetrine” “100 vitrinat” dhe “Le tre rose di Eva” nuk mund t`i harrojë momentet më të errëta të vitit të kaluar.
Ai s`mund të bënte gjë tjetër veçse të lëvdonte guximin e gruas së tij. “Ajo kurrë nuk hoqi dorë”, ka thënë Luca. Nuk u dorëzua as para kimioterapisë shkatërruese. As kur i ranë flokët dhe i ndryshoi gjithë trupi. Ajo qëndroi njësoj si 10 vjet më parë. Si atëherë kur u njohën.
“Frika ime më e madhe qëndronte në faktin se nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa nënën. Pasi pashë sa e fortë që është gruaja ime u dashurova më shumë me të. Tani e ndjej jetën kudo”.
Shumë prova na vë jeta përpara, por sa mirë kur ekziston forca për t`u përballur.



