• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ERDISI DO MË VRASË!” Dëshmitë tronditëse nga krimi në Fier, çfarë iu thoshte viktima të afërmve: E pamë kur djali po e godiste në kokë
Home
Aktualitet
Kronikë

“ERDISI DO MË VRASË!” Dëshmitë tronditëse nga krimi në Fier, çfarë iu thoshte viktima të afërmve: E pamë kur djali po e godiste në kokë

9 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Krimi në familje mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare. Edhe më tronditës ky krim bëhet kur fëmija vret prindin. Rasti më i fundit është shënuar në fshatin Luar të Roskovecit, në Fierit. Djali Erdis Rapo, 25 vjeç, qëlloi me shkop në kokë për vdekje babain e tij Dhorin, 52 vjeç. Ngjarja u shënua shumë pranë banesës së tyre.

Më vonë u mësua se si babai, ashtu edhe djali, kishin probleme të shëndetit mendor. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24, sot folën familjarë të afërm të kësaj familje, të cilët hodhën dritë mbi fakte që dëshmojnë se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar.

Viktima dhe i biri kanë qenë me kartelë mjekësore nga spitali i Vlorës me probleme të shëndetit mendor dhe prej 4 vitesh ishin pa asnjë kujdestar, pasi bashkëshortja e të ndjerit kishte ndërruar jetë. Edhe më e rëndë situata tani është për djalin e vogël të kësaj familje vetëm 17 vjeç, i cili prej ditës kur ndodhi ngjarja jeton i vetëm pak metra nga ku pa të atin pa jetë.

Peçi Rapi: Dhori ka qenë i sëmurë dhe djali ka qenë i sëmurë. Komunikonin ashpër me njëri tjetrin. Erdisi më kishte thënë që nuk e duronte më të atin. Shkoi vetë në spitalin e Vlorës, por aty se mbajtën, sepse i thanë që duhet të kesh rekomandim. Po të kishte kurim të rregullt nuk do ishte kështu ngjarja. Mori disa vite kemp, por më pas ia hoqën. Kemi problem me djalin tani 17 vjeç, sepse mbeti vetëm.
Evis Ahmeti: Prej sa kohësh vuan Erdisi nga shëndeti mendor?

Peçi Rapi: Ka 6 vite. Nuk ka marrë as pension, asgjë. Ndihej shumë i rënduar nga i ati. E dhunonte psikologjikisht.

E kunata Marika: Dhori ka dhunuar dhe bashkëshorten psikologjikisht. Nuk i jepte as bukë të hante fëmijëve.

Evis Ahmeti: Si ndodhi ngjarja?

E kunata Marika: Nuk isha aty isha më larg. Pashë lëvizje. Pashë Erdisin me një shkop, vazhdonte t’i binte të atit, por unë se pashë. Doja t’i flisja, por iku. Më pashë vëllezërit, njëri hynte brenda, tjetri dilte jashtë. Dëgjova dhe fjalën ambulancë. Unë Dhorin e dija se ishte në bashki. I thashë o Edis cfarë bëre. Më tha vrava babin. I thashë a e vrave shumë? Më tha e vdiqa fare. Kishin 1 javë që ziheshin shumë.

Evis Ahmeti: Pse nuk e ndihmuat të merrte rekomandim për ta çuar në spital?

E kunata Marika: Dhori shkoi të merrte rekomandim, por doktori ishte me leje. Kërkoi edhe ambulancë ta merrnin djalin se nuk kishte dhe lek të lëvizte. Dhori e paralajmëroi 1 javë më parë. U tha mjekëve që djali është bërë rëndë. Dhori kishte 10 ditë që i thoshte Peçit do të më vrasë Erdisi. Do më vrasë në qetësi thoshte. Para 1 muaji mora ambulancën në telefon dhe mori Dhorin e mbajti 2 javë në spital. Më vonë morën dhe Erdisin i bënë një gjilpërë dhe e lanë të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Basha vendosi të rinjtë në fundin e listës, nënkryetari i FRPD jep dorëheqjen
Previous article U LA JASHTË LISTËS/ Rama flet për debatet me Bushatin: Zbriti nga treni sapo u hoq si drejtues në Shkodër, shokët e tij kanë "punuar" tokën

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT