• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zjarri në Katedralen e Korçës/ Nuk ka dëme të mëdha, flakët  shpërthyen pas ndezjes së qirinjëve
Home
Sociale

Zjarri në Katedralen e Korçës/ Nuk ka dëme të mëdha, flakët shpërthyen pas ndezjes së qirinjëve

6 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Mitropolia e Korçës ka reaguar pas zjarrit që përfshiu mesditën e sotme Katedralen në mes të qytetit juglindor, teksa po mbahej mesha në ditën e ‘Ujit të bekuar’. Mitropolia sqaron se Katedralja e Korçës nuk ka pësuar asgjë nga tymi dhe flakët.

“Katedralja nuk ka pësuar asgjë. Për shkak të fluksit të besimtarëve gjatë ndezjes së qirinjve kanë marrë flakë mbajtëset e qirinjve. Nuk ka dëme të mëdha, përveç nxirjes së mureve”, bën me dije Mitropolia.

Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët Katedralja Ortodokse e Korçës. Nuk dihen shkaqet, por qirinjtë e ndezur nga besimtarët dyshohet se shkaktuan zjarrin aksidentalisht. Tymi dhe flakët pushtuan katedralen pas meshës për ditën e Ujit të Bekuar, ku shumë besimtarë ndezën qirinj. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka dëme në ikona nga zjarri që përfshiu katedralen.
Është dëmtuar vetëm pjesa ku ndizen qirinjtë, pasi zjarrfikësja ka ndërhyrë me shpejtësi duke izoluar flakët që të mos përfshijnë pjesën e ikonave. Pjesa e brendshme e kishës është mbyllur pas rënies së zjarrit, ndërsa gjendja është stabilizuar rreth orës 12:30.

Edhe nga policia e Korçës deklarohet se kanë qenë pikërisht qirinjtë që kanë shkaktuar zjarrin. Në katedrale ishte i pranishëm në mëngjesin e sotëm edhe Presidenti Meta me rastin e ditës së Ujit të Bekuar.

Presidenti Meta u takua në Mitropolinë e Korçes me Imzot Johan Pelushin, ndërsa uroj besimtarët në Ditën e Ujit të Bekuar. “Prania e kryegjyshit botëror të Bektashinjve, tregues i harmonisë sonë të shkëlqyer fetare” tha Meta. Ndërsa Mitropoliti Imzot Johan Pelushi i dhuron Presidentit Meta një ikonë të posaçme të Shën Ilirit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Formacionet zyrtare: Milan – Crotone
Previous article Në Burrel ka jetë ose mund të lindin jetë! Rikthehet materniteti në punë dhe lind bebja e parë pas shumë vitesh

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT