• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Në Burrel ka jetë ose mund të lindin jetë! Rikthehet materniteti në punë dhe lind bebja e parë pas shumë vitesh
Home
Sociale

Në Burrel ka jetë ose mund të lindin jetë! Rikthehet materniteti në punë dhe lind bebja e parë pas shumë vitesh

6 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe dhe bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës.

Prej dy ditësh, mjekët e maternitetit të Tiranës “Koço Gliozheni” po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, me shërbim 24 orë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.

Mungesa e mjekëve specialistë gjinekologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës për këtë shërbim.

Vetëm në dy ditët e para të ofrimit të shërbimit nga mjekët e maternitetit Koço Gliozheni në spitalin e Burrelit, u kryen 36 ekografi dhe konsulta, 1 lindje, dy shtrime dhe një planifikim për intervent, ndërsa është vënë re një interesim i madh nga e gjithë zona e Matit për të kryer ekografitë dhe vizitat me dr. Arjan Alikajn dhe dr. Vezir Tenën, mjekët e parë të ardhur nga Materniteti i Tiranës.

Për dr. Vezir Tenën, i cili ka një eksperiencë të gjatë ne maternitetin e Tiranës, ardhja në Burrel për këto ditë shërbimi nuk është një sakrificë, por një detyrim për të dhënë shërbim aty ku janë nevojat.

Ndërsa drejtori i spitalit të Burrelit, Dritan Neli shprehet se kjo zgjidhje e gjetur nga Ministria e Shëndetësisë ishte e domosdoshme për të plotësuar nevojat me mjekë specialistë që ka ky spital.

Sistemi i patronazhimit, i lançuar nga Ministrja Manastirliu, do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj specialistë që perfundojne studimet vitin e ardhshëm.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zjarri në Katedralen e Korçës/ Nuk ka dëme të mëdha, flakët shpërthyen pas ndezjes së qirinjëve
Previous article SKRAPAR/ Zbulohen 697 kg kanabis. Ishin fshehur në pyll të futura në...(EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT