• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E METËS PËR “RINASIN”/ I përgjigjet Balla: Më 25 prill do të ketë referendum, pse duhet të votoni PS
Home
Politikë

AKUZAT E METËS PËR “RINASIN”/ I përgjigjet Balla: Më 25 prill do të ketë referendum, pse duhet të votoni PS

8 March, 2021 s.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit akuzave të Presidentit Ilir Meta mbi koncesionarin e Aeroportit të Rinasit, duke e cilësuar këtë një investim shumë të madh në infrastrukturën aeroportuale të vendit.

Më tej, Balla foli dhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku iu drejtua me një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke iu thënë se PS ka ekipin më të mirë dhe më të besuar në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, më 25 prill do të ketë vërtet një referendum mes atyre që janë pro dhe atyre që janë kundër reformës në drejtësi.

“Është një investim shumë i madh në infrastrukturën e domosdoshme aeroportuale, që do të bëjë të mundur uljen e të gjitha llojeve të avionëve në pistën e Rinasit. Ne do të kemi mundësinë të presin edhe fluturimet ndërkontinentale. Vlera e investimit shkon mbi 90 milionë euro dhe për ne ka rëndësi që do të ketë çmime më të lira për pasagjerët dhe kapacitete.

Sot emri im u përmend nga gjithë kolegët folës të opozitës parlamentare, duke qenë se sot është dita përfundimtare për dorëzimin e listave, gjej rastin të garantoj qytetarët shqiptarë se ne kemi ekipet më të mira në të gjitha qarqet. Dritarja që ne krijuam për të përfshirë në PS profesionistë të rinj, jo vetëm nga mosha, i shpreh mirëseardhjen Najada Comos dhe Luljeta Bozos, që ka një meritë të veçantë në qetësimin e situatës post-tërmet pas 26 nëntorit, dhe që me këshillat e saj na bëri të gjithëve të kalojmë atë traumën pas tërmetit me më shumë qetësi. Këto dy emra dhe emra të tjerë, që do i bëjmë publikë sot, i bëjnë ekipet e PS jo vetëm fituese, por ekipet ku qytetarët mund të investojnë besimin e tyre. PS mbetet e vetmja forcë politike, ku mund të investohet besimi për të vijuar transformimin e mëtejshëm.
Besoj se këto zgjedhje po shkojnë drejt një referendumi se kush është pro dhe kush kundër reformës në drejtësi.

Në këtë aspekt, Meta, Kryemadhi, Berisha dhe Basha janë katër njerëz që i ka bërë bashkë ngritja kundër reformës në drejtësi. Nuk ka asnjë dyshim se përbetimet e Ilirit dhe Saliut kundër reformës në drejtësi janë sinjale që i kemi hasur që në vitin 2016. Më 22 korrik është negociuar deri në moment të fundit, ne ishim gati të prishim koalicionin me LSI vetëm që të çonim përpara reformën. Prej asaj dite u prish koalicioni dhe Basha u betua që do ta çonte LSI për skrap, por jo vetëm e përfshiu brenda vetes, por sot ne kemi përballë një opozitë, e cila vjen para qytetarëve shqiptarë me një ofertë skandaloze, qoftë sa i përket ekipit, sa i përket programit, sa i përket lidershipit lëre mos e pyet se nuk mendoj se ka një mendje të shëndoshë që mund t’i besojë Lulzim Bashës.

Jam shumë mirënjohës një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare, me të cilët kemi cuar përpara reforma të rëndësishme. Mirëpres kontributin e tyre për të cuar përpara disa ndryshime të tjera ligjore, në funksion të zhbllokimit të disa elementeve të hasur gjatë implementimit të paketës së reformës në drejtësi.
Gjatë javës së kaluar pati një ekzaltim të Presidentit dhe opozitës, lidhur me votimin në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, them se ajo që ka votuar me shumicë PE ishte shumë e qartë, PE i kërkon vendeve anëtare mbajtjen e menjëhershme të konferencës së parë ndërqeveritare, sepse Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Besoj se deri më 9 shtator ne do ta kemi mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare”, u shpreh numri dy i PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA TRAGJIKE NË BERAT/ Pas babait, nxirret nga rrënojat edhe trupi i pajetë i 36-vjeçarit në Berat
Previous article LAJM I MIRË PËR MILANIN PARA SFIDËS ME MANÇESTER JUNAJTID/ Rikuperohen 3 titullarët kuqezi

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT