• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON 8 MARSIN/ Ruçi: Pandemia s’mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona
Home
Politikë

URON 8 MARSIN/ Ruçi: Pandemia s’mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona

8 March, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave. Përmes një mesazhi, Ruçi thekson se pandemia nuk ndalon simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave.

“Me rastin e 8 Marsit, shpreh mirënjohjen time për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat festojnë sot në një kohë të vështirë dhe ndoshta të papërsëritshme. Pandemia na ka kufizuar, por nuk do të mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona. Pandemia na vuri në një sprovë të vështirë dhe unike dhe në përballimin e kësaj sfide shoqëria rizbuloi gjeninë e grave dhe vajzave. Mjeket dhe infermieret e Shqipërisë në vijën e parë të zjarrit kundër pandemisë, për shpëtimin e jetëve njerëzore, na kanë frymëzuar të gjithëve.

Sot është dita të vlerësojmë arritjet për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, por edhe të reflektojmë për mbështetje më të madhe për to. Gratë janë vërtet të forta, por ne duhet të ndryshojmë dhe në fakt po e ndryshojmë perceptimin e shoqërisë për forcën e tyre. Fuqia e shoqërisë është te bashkimi i mendimit dhe veprimit të grave e vajzave. Për një kohë të gjatë ju, të dashura nëna, motra dhe vajza, keni folur me heshtjen tuaj, tani është koha të flisni me zërin dhe veprimet tuaja. Siç thotë një shprehje e urtë, nëse dëshironi të flisni për diçka, thërrisni burrat; nëse dëshironi të bëni diçka, thërrisni gratë. Historia dhe e kaluara e shoqërisë ju ka vendosur në rendin e dytë, por e ardhmja ju thërret në rendin e parë. Forca juaj në shoqëri buron nga aftësia juaj për t’u ngritur mbi paragjykimet e historisë.
Kudo ku është një grua, atje është burimi dhe magjia e jetës.

Nuk ka kufij në ato që gratë dhe vajzat mund të arrijnë. Pengesat, ndonjëherë edhe dështimet, janë pjesë e forcës dhe madhështisë suaj. Ju mos u ndalni sepse as shoqëria shqiptare nuk do të rreshtë së krijuari hapësirat për vizionin, fuqinë, energjinë dhe dashurinë tuaj.”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA NDËRKOMBËTARE E GRUAS/ Haradinaj poston FOTON e veçantë me nënën dhe uron 8 Marsin
Previous article SËRISH NË "GRAMMY AWARDS"/ Dua Lipa e nominuar në tre çmimet më prestigjiozë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT