Mjeku Ardian Jorgji ka shpeguar me detaje për të gjithë ata që e kanë kaluar, janë apo edhe mund të preken nga Covid-19, nëse duhet të shqetësohen lidhur me shenjat më të shpeshta të koronavirusit.
Ai tha në emisionin “Kjo javë” se kolla e fortë dhe temperatura e lartë është shqetësuese, por gjithmonë duhet mbajtur kontakt me mjekun.
Sipas tij pacientët duhet të pijnë lëngje, të qendrojnë ngrohtë dhe të marrin aspirinë në rast se kanë temperaturë. Vitaminat janë të rëndësishme, por ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe diarre.
Pyetje: A duhet të shqetësohemi nga temperatura e lartë?
Jorgji: Është prezantimi Covid-it. Nëse flasim për Covid, në këtë rast nuk ka vlerë asgjë tjetër përveç lëngjeve, ushqimit të mirë dhe aspirinës, si dhe durim.
Pyetje: Po kolla?
Jorgji: Kolla është simptomë që flet për Covid-in, kolla është një nga soimptomat e para të prekjes së mushkërisë. Sekrecionet me ngjyrë i takojnë shkaqeve të tjera. Por edhe kjo nuk është e prerë me thikë.
Pyetje: Po diarrea, kur duhet të shqetësohemi?
Jorgji: Unë e theksoj se diarrea është një simptomë që humbasim lëngje, si dhe një pjesë të vitaminave që marrim. Por një pjesë e këtyre vitaminave mund të nxisin diarrenë. Këtu futet dhe efekti ilaçeve, që mund të sjellin çrregullime të tilla, si ai i zorrës. Është një simptomë që duhet pasur shumë kujdes.
Pyetje: Po temperatura 37.2, duhet të shqetësohemi?
Jorgji: Nuk është temperaturë e lartë. Duhet të jemi ccik më gjakftohtë, se kjo lloj temperature nuk është shumë shqetësuse. Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë të rënduar dhe temperaturë të lartë.


