Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij që po zhvillon në Brindizi për të përkujtuar eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, kërkoi që të ndërtohej një muze atje për të përkujtuar historinë.
‘Mbi të gjitha faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Në këtë ditë që sipas meje është shumë e rëndësishme, për historinë e njerëzimit në këtë pjesë të botës, sepse ajo çka ndodhi atë ditë është edhe reagimi i komitetit të Brindizit, shpreh një shembull njerëzimi për të gjithë. Një shembull që duhet tu tregohet të gjithëve, sepse nuk është frika por është dashur për njëri-tjetrin. Ne duam që këtë datë ta kthejmë në një datën e 7 marsit të një vizite të detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindizi për ti shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet. Është një histori për fëmijët tuaj dhe tanë që do të jetojnë në Europën e përbashkët. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë një hapësirë, të bëjmë një muze të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë në këtë qytet por shumë vizitore.’- tha Rama.


