• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zjarr në Kaliforni/ Shkon në 15 numri i viktimave
Home
Breaking News

Zjarr në Kaliforni/ Shkon në 15 numri i viktimave

11 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Rreth 150 persona konsiderohen të humbur dhe të paktën 15 kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, teksa raportohen dëme të mëdha materiale. Presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e katastrofës për shtetin.

Më shumë se 150 persona janë shpallur të humbur pas zjarreve që përfshinë rajonin verior të verës në Kaliforni. Policia ka konfirmuar të paktën 15 viktima, ndërkohë që më shumë se 1.500 shtëpi janë shkatërruar nga flakët që nisën të përhapeshin të dielën. Një nga qytetet më të prekura është Santa Rosa në veri të San Fransiskos, ku distrikte të tëra janë rrafshuar.

Zjarret janë ndër më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë, teksa zyrtarë të shërbimeve zjarrfikëse deklarojnë se në 24 orët e fundit, mëse 17 vatra zjarri kanë djegur rreth 26.000 hektarë tokë. Teksa autoritetet po punojnë për të gjurmuar personat e konsideruar të humbur, ekzistojnë shqetësime se bilanci i viktimave mund të rritet.

Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown deklaroi gjendjen e emergjencës në 7 qarqe të shtetit, ndërkohë që edhe presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e katastrofës, duke i hapur rrugë shpërndarjes së ndihmave federale të emergjencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për ekzekutorin e efektivit të FNSH
Previous article VIDEO/ Ndërtim marramendës - "Thyhet" ura prej xhami në Kinë, teksa kishte turistë

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT