Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se fituese i zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u shpall Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.
“Fillojmë me statistikat e përgjithshme numri i votuesve ka qenë 1 milion e 851 mijë e 927 votues. Numri i votuesve që kanë votuar me kushtë 89 mijë e 257 votues. Pjessëmarrja në votime është 48.78% Rezultatet nga QNR-ja, sipas subjekteve është kështu, Lëvizja Vetënvendosje ka marrë 438 mijë e 334 vota apo 49.95 %. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 148 mijë 296 vota 16.9%. Lidhja Demokratike me 110 mijë e 978 apo 12.64%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 62 mijë 111 vota apo 7.078%. Srbsa Lista 44 mijë e 404 vota apo 5.06%. Nisma 21 mijë e 998 vota apo 2.5 %. Ulset që i kanë marrë partitë, LVV-ja 58 ulsë, PDK 19 ulëse, LDK 15 ulesë, SRPSKA 10 ulse, AAK 8 ulse..”, tha ajo
Sipas këtyre rezultateve, VV-ja do të ketë 58 deputetë në legjislaturën e re, PDK-ja 19, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 8.



