“Nuk e kam kryer unë krimin”.
Këto janë fjalët e para që i ka thënë policëve 44-vjeçari Hans (Andi) Jonuzaj, pas arrestimit si i dyshuari kryesor i vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Beqiraj sot në Vlorë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:30 te Transballkanikja në qytetin bregdetar. Pas arrestimit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford”, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov.
I vdekur nga atentati mbeti Tauland Beqiraj, djali i një ish-polici. Viktima më parë ishte arrestuar dy herë dhe së fundmi në 2019 ishte liruar me kush.
Ai njihej si person problematik dhe lëvizte në qytet i armatosur, mdaje në momentin e vrasjes, i është gjetur një pistoletë në brez.


