Seksioni për narkotrafikun po kryen operacione masive në Tiranë për luftën ndaj drogës, ku janë sekuestruar 3 kilogramë hashash dhe 30 gramë kokainë si dhe janë arrestuar 3 persona.
Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në shitjen e drogës në shkolla lagje e rrugica. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 kg hashash dhe 30 gramë kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, dy vëllezer dhe një tjetër.
Vëllezërit e arrestuar janë Desjan e Daniel. M si dhe shtetasi A.Kamberi. A. Kamberi është kapur me hashash kurse vëllezërit me kokainë, siç shihet nga fotot.


