• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA, PARTNER KYÇ PËR BE”/ Borrel mesazh partive: Të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet
Home
Politikë

“SHQIPËRIA, PARTNER KYÇ PËR BE”/ Borrel mesazh partive: Të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet

1 March, 2021 Delo.autor Politikë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit të Stabilizim Asociimit, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel se Shqipëria është partner kyç për BE.

Duke vlerësuar ecurinë dhe reformat, Borrel bëri një apel për udhëheqësit politikë dhe partitë në Shqipëri, për të vendosur në listat e kandidatëve për deputetë, njerëz me integritet.

“Jam vërtetë shumë i kënaqur që i urova mirëseardhjen kryeministrit Rama në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit që sapo ka përfunduar. Së pari Shqipëria është një partner kyç për BE. Është një partner i besueshëm për sigurinë dhe një model, shembull për rajonin. Shqipëria në mënyrë konsistente është 100% në përputhshmëri të plotë me politikën e BE për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Ju jeni një shembull në Ballkan dhe nuk mund ta themi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. BE është partneri më i fortë i Shqipërisë dhe do vazhdojmë t’iu qëndrojmë në krahë në rrugëtimin drejt BE. Do vazhdojmë t’ju japim mbështetje. Këshilli i sotëm ishte një mundësi që ne të kuptonin se si dhe ku jemi në këtë marrëdhënien tonë dhe për zbatimin e reformave të nevojshme. E përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara me reformat. Vazhdojmë ta inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me këto reforma, por edhe për faktin se këto reforma janë kyçe për modernizimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen e qytetarëve. Për zgjedhjet e 25 prillit theksojmë nevojën që të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa iu përket zgjedhjeve ne kemi dhe një mesazh për të gjitha udhëheqësit politikë dhe gjitha palët. Objektivi i integrimit duhet të jetë për të gjithë. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Me shumë kërshëri po presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas miratimit të kuadrit negociues dhe në përputhje me kushtet që janë”, deklaroi Borrel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA PAS KËSHILLIT TË STABILIZIM ASOCIMIT/ Rama: Rajoni u la mënjanë në shpërndaren e vaksinave anti COVID
Previous article LIVE/ Borrell, Varhelyi dhe Rama në konferencë të përbashkët (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT