Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në rrugën Krujë-Fushë-Krujë, pranë Krastës.
Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të shtetasit G.H. dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor.
Në automjet ndodhej një i afërm i pronarit të mjetit kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.
Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar.






