Ministria e Shëndetësisë ka folur në lidhje me situatën e pandemisë në Kuvend.
Manastirliu ka theksuar edhe një herë se sot do të mbërrijnë 15.210 vaksina të dozës Pfizer, ndërsa në dy javët e para të marsit do të vijë edhe doza nga Astra Zeneca.
Ajo në lidhje me situatën e pandemisë tha se në spital janë të shtruar 660 persona, ndërsa 15 jan2ë të intubuar.
“Sa i përklet tendencës numurojmë mbi 170 mijë raste nga marsi, kemi një ulje të lehtë këto dy javë. Deri më tani në spitale janë shtruar 660 persona, 50 janë në terapi intensive, ndërsa 14 janë në intubim.Ende nuk është çertifikuar nëse është prezent variant i ri, por kemi dyshime që qarkullon dhe që po përhapet me shpejtësi. Vaksinimin është objektivideri më tani 13 mijë janë vaksinuar. Sot jemi në pritje të dozave pfizer 15 210 do të vijnë në vend, duke përmbyllur stafet tona mjekësore duke filluar sipas planit dhe presim nga COVAX të mbërrijnë brenda dy jave të parë të marsit 14400 të AstraZeneca, duke e kombinuatr duke pasur prioitet të mësuesve,” tha Manastirliu.


