• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS FIRMOSJES SË MARRËVESHJES ME LSI-NË/ Basha: Nuk do t’u zhgënjejmë, të bashkohemi së bashku për të sjellë ndryshimin
Home
Politikë

PAS FIRMOSJES SË MARRËVESHJES ME LSI-NË/ Basha: Nuk do t’u zhgënjejmë, të bashkohemi së bashku për të sjellë ndryshimin

1 March, 2021 Delo.autor Politikë

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje pas zgjedhore me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kjo marrëveshje mes tyre vjen pak ditë pas asaj Basha firmosi me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë duke formuar koalicionin “Aleanca për ndryshim”.

Kjo marrëveshje përmban 13 pika, ku fokusi është nxjerrja e vendit nga kriza.

Pas firmosjes së marrëveshjes, të dy krerët e partive mbajtën një konferencë për gazetarët.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se premtimet e tij janë një plan real pune për të nxjerrë vendin nga kriza.

Ai u premtoi shqiptarëve se nuk do t’i zhgënjejë, por që do të luftojë për ndryshimin e të ardhmes së fëmijëve tanë.

“Rrugëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Koalicioni ynë ka bashkuar të gjitha forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit, pas 8 vitesh dështim.

E shoh shpresën dhe entuziazmin tuaj, bashkë me pranverën po vjen edhe dita e ndryshimit, për të ndryshuar gjërat për çdo shqiptar.

Në emër të PD-së, të koalicionit dhe opozitës iu premtoj se nuk do t’u zhgënjejmë. Do të angazhohemi së bashku për të sjellë një Shqipëri më të re.

Ne e dimë të vërtetën, Shqipëria është e fortë por e meriton një qeverisje të mirë, një qeverisje që të kujdeset për ju në vend që të kujdeset për veten.

Gjatë këtyre ditëve kam prezantuar programin për arsimin, ekonominë, pronat, bujqësinë.

Një program me anë të së cilit foton çdo shqiptar.  Nuk janë premtime boshe, por janë plane pune që ndryshojnë jetën e secilit prej jush.

Ka ardhur koha që të bashkohemi për të sjellë ndryshimin. Ka ardhur koha që të bashkohemi për të sjellë ndryshimin me anë të së cilit do të fitojnë Shqipëria, do të fitojë e ardhmja e fëmijëve tanë”,- u shpreh Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË MBYLLEMI HERËT? Albana Fico: Asnjë masë nuk ka vlerë, nëse nuk zbatohet
Previous article DOKUMENTI/ Basha dhe Kryemadhi firmosin marrëveshjen për koalicion paszgjedhor, shkrijnë edhe sloganet në "Shqipëria, shtëpia që fiton"

Delo.autor

Postime të ngjashme

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT