• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak
Home
Nderkombetare

SITUATA E KORONAVIRUSIT/ Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

1 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ekspertët e sëmundjeve infektive po shprehin shqetësim për udhëtimin e ardhshëm të Papa Françeskut në Irak, duke pasur parasysh një rritje të mprehtë të infeksioneve të koronavirusit në vend.

Askush nuk dëshiron t’i thotë Françeskut që ta ndërpresë vizitën, dhe qeveria irakiane është interesuar të demonstrojë stabilitetin e saj relativ duke mirëpritur Atin e shenjtë, i cili do të ishte papa i parë që shkon në vendlindjen e Abrahamit.

Udhëtimi nga data 5 deri në 8 mars pritet t’u japë një nxitje shpirtërore tepër të nevojshme të krishterëve të Irakut që ndodhen në vështirësi ndërkohë që synon të avancojë përpjekjet për ndërtimin e urave të Vatikanit me botën myslimane, shkruan Voa.

Por nga një këndvështrim thjesht epidemiologjik, si dhe nga mesazhi i shëndetit publik që dërgon, një udhëtim papal në Irak mes një pandemie globale nuk është i këshillueshëm, thonë ekspertët shëndetësorë.

Shqetësimet e tyre u shtuan me lajmin e së dielës se ambasadori i Vatikanit në Irak, personi kryesor që do ta shoqëronte Papa Françeskun në të gjitha takimet e tij, u testua pozitiv për COVID dhe është vetizoluar.
Përveç kësaj, ekspertët thonë se luftërat, krizat ekonomike dhe ikja e mjekëve nga vendi e kanë shkatërruar sistemin spitalor irakian.

Ndërkaq, studimet tregojnë se shumica e infeksioneve të reja të Irakut me COVID-19 janë nga varianti tepër ngjitës i identifikuar për herë të parë në Britani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SOT SHTRËNGOHEN MASAT NË KAKAVIJË/ Do lejohet të kalojnë 400 persona. Zgjatet karantina, test COVID-i edhe për shoferët e kamionëve
Previous article E RËNDË GREQI/ Një 52-vjeçar shqiptar përplas një fëmijë 11 vjeç, e tërheq zvarrë me motor

Delo.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT