• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ata shqetësohen pse ne themi që do fitojmë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ata shqetësohen pse ne themi që do fitojmë!

28 February, 2021 Redaktor1 OP-ED

Keni parë kështu opozite dhe opozitarizmi ju ndonjëherë? Presin që të fitojnë zgjedhjet, jo se kanë ekip, jo se kanë program, jo se kanë frymë por, vetëm se kanë dëshirë. Janë si puna e atij personazhit të dëshpëruar që thoshte me zë të lartë nëpër fshat se “do të bëhen kumbullat sivjet, se më hahen mua”. E kështu derisa ra breshëri i parë, e i këputi të gjitha lulet, nëpër pemët e arës së tij.

Edhe opozitarët tanë të dëshpëruar, nuk kanë asnjë argument për të të dhënë se përse do fitojë Lulzim Basha dhe PD. Por, e kanë gati formulën e tyre magjike: Do fitojë, se na pëlqen ne!

Edhe ndjekësit, simpatizantët, propoganditstët, drejtuesit e strukturave të tyre nuk kanë ndonjë argument për të të dhënë se përse do fitojë Monika Kremadhi dhe LSI, por sigurisht që e kanë gati si gjithë të tjerët e oborrit opozitar, edhe ata të njëjtën frazë: Do të fitojë se na pëlqen ne!

E njëjta gjë edhe kur flet për Sali Berishën dhe Ilir Metën. E njëjta edhe për koalicionet e tyre. Edhe për aleatët, edhe për udhëheqësit politikë të qarqeve, edhe për për kandidatët opozitarë për deputetë. E kanë gati si gjithmonë, atë jo vetëm të njëjtën por edhe më të madhen dëshirë të tyre: Do fitojnë se na pëlqen ne!

E më këtë të vetmen dëshirë të zjarrtë, që kanë 8 vjet që presin sa tu plotësohet duke u rënë nga qielli, shkojnë e luten jo vetëm nëpër rrjetet sociale. Jo vetëm në çdo vrimë miu online. Por deri edhe në “Kishën e Laçit” e në çdo vend tjetër ku besojnë ose bëjnë sikur.

E nëse u qëllon tu dalë ndokush përballë nga pala tjetër, nga ana e mazhorancës, nga ana e PS, nga ana e medias, nga ana e opinionit publik, nga shoqëria civile apo kushdo tjetër nga ata që besojnë po ashtu se do fitojë Edi Rama dhe jo Lulzim Basha, janë gati që të futen në luftë.

Nuk kanë asnjë argument për të të dhënë. Nuk kanë asnjë provë për të ofruar. Nuk kanë asnjë ide për të ballafaquar. Nuk kanë asgjë racionale për të debatuar. Nuk kanë asnjë gjë logjike për të të thënë. Nuk kanë asnjë mesazh për ti dhënë të lëkundurve, pjesës gri të elektoratit, apo kundërshtarëve në mënyrë që ti joshin e ti bëjnë edhe ata koshientë, se përse duhet të rikthehet opozita në pushtet.

Jo. Nuk kanë. Madje as kanë patur. As kanë. E as kanë për të patur deri më 25 prill. Sepse kanë vetëm ndriçimin e errët të arsyes së tyre prej militantësh qorrë, prej tifozësh të sëmurë dhe opozitarësh dyfish të verbër që ishin gati ta ndiqnin lidershipin e tyre edhe jashtë Parlamentit, edhe jashtë institucioneve kushtetuese të vendit, edhe në bojkot zgjedhor, edhe jashtë pushtetit lokal kudo nëpër Shqipëri.

Nëse opozitarët të thonë se ne do fitojmë, e ti nuk e beson këtë, e shumta ndodh që mund të qeshësh. Por vetëm me opozitarët tanë ndodh që nëse ti u thua se Edi Rama dhe PS do fitojnë mandatin e tretë, ata ta humbin komplet arsyen. E ky është ai çasti ku janë gati të të hapin librin e shtëpisë deri në brezin e shtatë dhe të të rrëmojnë në jetën tënde me të bera e të pabëra, që nga materniteti e deri në varrin e të afërmve të tu më të dashur.

Ata vetë askush jo vetëm që nuk i ndalon, por as tenton e jo më ti shqetësojë sadopak se çfarë thonë, se çfarë duan, për çfarë presin ose se çfarë ëndërrojnë. Sepse kumbullat e tyre imagjinare, me një klimë të tillë opozitare dhe propogandistike si në mesjetë dhe jo si në dekadën e tretë të mijëvjeçarit të tretë, nuk kanë nevojë për breshër. Dalin e teprojnë ata vetë, për të mos i lidhur fare ose edhe për ti tharë nëse…, lulet gënjehen që të çelin!

Ky vend ka parë shumë në këto 30 vjet dhe do të shohi më shumë në të ardhmen, por një lidership opozite më të dëshpëruar, më të lodhur, më pa ide, më pa frymëzim, më pa vizion dhe më pa ndriçim se ky i sotmi, as ka parë dhe as ka për të parë ndonjëherë.

Ndaj në vend që ti bien gomarit që i ka zënë rrugën kalit të popullit opozitar, për të ecur përpara, kërkojnë që ti bien kalorësit përballë. Dritëro Agolli i urtë kishte një këshillë në formën e një poezie të paharruar, duke i mësuar kalorësit tanë opozitarë që janë kaq shumë të dëshpëruar, sesi duhet të veprojnë në të tilla raste:

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,/ dhe rrih pastaj gomarin sa të duash./ Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,/ Përpara nxjerrin veç gomarë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Aktorja shqiptare nënë për herë të dytë (FOTO)
Previous article SHEFFIELD-LIVERPOOL/ Mbrojtësi Bryan i dhuron golin e epërsisë Kampionëve të Anglisë (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT