Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe drejtuesi politik për Tiranën Erion Veliaj, zhvilluan një takim me disa prej finalistëve të cilët u zgjodhën përmes platformës “Deputeti që duam” dhe pritet të jenë në listën e kandidatëve për deputetë.
Dhora Dajko, Kabir Fishta, Albana Hana, Bardhyl Kollçaku, Alfred Muharremi, Erjola Hoxha, Shpresa Marnoj, Gerta Duraku, Jona Liqezja, Shkëlqim Bullari dhe Keida Ferra vijnë nga fusha të ndryshme dhe mbajtën fjalën e tyre duke arsyetauar se përse zgjodhën Partinë Socialiste.
Dhora Dajko nga Maliqi është diplomuar në degën e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa në fjalën e saj tha se “PS është e vetmja forcë politike që i ka dhënë përfaqësimin gruas në politikë duke vendosur gra në poste të mbajtura historikisht nga burrat”.
Finalisti tjetër Kabir Fishat është nga Shkodra dhe është diplomuar në Zvicër, ndërsa shprehet se prioritet i tij do jetë kërkesa ndaj qeverisë për të shtuar vëmendjen edhe më shumë ndaj qytetit të tij të lindjes.
Albana Hana vjen nga qyteti i Elbasanit, ka studiuar për Shkenca Sociale dhe Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe është doktorasnte në Universitetin e Hamburgut. Ajo tha se do t’i bahskohet PS-së sepse beson se kjo forcë politike ka vullnetin e duhur për ta çuar përpara vendin.
Alfred Muharremi nga Tirana ka mbaruar studimet për Menaxhim Bankar tha se vjen nga fshati SOS dhe dëshiron të japë kontributin e tij përmes politikave sociale.
Erjola Hoxha nga Patosi ka përfunduar studimet për Financë-Kontabilitet, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe e Drejtë Publike në Universitetin e Tiranës, ndërsa u shpreh se zgjodhi PS-në pasi është shpresëplotë për të ardhmen.
Ish-shefi i Forcave të Armatosura Bardhyl Çollaku tha se u bashkua me PS për t’i dhënë zë çdo qyetari të Beratit për të materializuar projekte nga më të ndryshmet.
Shpresa Marnoj nga Kurbini ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ndërsa tha se ka dëshirë ë japë kontribuin e saj personal në politikë përmes Partisë Socialiste.
Gerta Duraku nga Kukësi, që sipas burimeve të newsbomb do të jetë kandidate në qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se synimi i saj është t’i jepet përparësi sektorit të turizmit në Kukës falë pasurive dhe bukurive të tij natyrore.
Jona Liqejza vjen nga Shkodra dhe është diplomuar për Ekonomi në Vjenë, ndërsa është shprehur se “angazhimi në politikë është një hap të cilin e hedh për t’i dhënë zë qytetarëve të mi dhe ti jap zgjidhje problemeve të tyre. Besoj se jam në një forcë politike si Partia Socialiste që ka vizionin e duhur për ti realizuar.”
Keida Ferra nga Durrësi ka përfunduar studimet e Larta në Universitetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, ndërkohë që tha se dëshiron të jontribuojë sa më shumë për qytetin e saj përmes Partisë Socialiste.


