• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID/ Tjetër REKORD viktimash, 952 infektime të reja (BILANCI)
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID/ Tjetër REKORD viktimash, 952 infektime të reja (BILANCI)

28 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 952 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 1,031 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 21 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       952
Të shëruar në 24 orë     804
Të shtruar në spitale      662
Humbje jete në 24 orë   21
Testime ditore               3805

Testime totale          466,785
Raste pozitive          107,167
Raste të shëruara     69,773
Raste Aktive              35,598
Humbje jete               1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     22887
Fier         2667
Durrës     1680
Vlorë       1746
Shkodër   1373
Gjirokastër 1075
Berat        844
Korçë       914
Elbasan    876
Lezhë       826
Dibër       374
Kukës     336

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI RRUDHA? Këto janë 10 ushqimet që i parandalojnë dhe e bëjnë lëkurën të shëndetshme
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NË MERKATO/ Beckham “shënjestron” Messin dhe Ronaldon për t’i transferuar tek… Inter Miami

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT