Mary Turner Thomson ka vuajtur një dramë të vërtetë, që dhe skenaristët me imagjinatën më të zhvilluar do të kishin vështirë ta shpiknin.
Kur ajo takoi Will Jordan, ky i fundit dukej si njeriu perfekt, i dashur, i përkushtuar dhe i kujdesshëm. Pasi u martua me të dhe solli në jetë dy fëmijë, u shokua kur zbuloi se ai ishte martuar edhe me një grua tjetër, kishte 5 të fejuara dhe disa familje të tjera.
Pasi Jordan i mori asaj qindra mijëra paund, ai u burgos dhe u dëbua nga Skocia në SHBA, ku vazhdoi të gjente të tjera gra.
Por gjatë kësaj historie të jashtëzakonshme, Mary u bashkua me një tjetër viktimë të ish-burrit të saj për të filluar një operacion të guximshëm të fshehtë që do të çonte Jordan në duart e policisë.
“Njeriu me të cilin u martova doli të ishte një monstër, që jo vetëm i merrte gratë për t’i rrjepur nga paratë, por torturoi dhe abuzoi psikologjikisht gratë gjithë jetën e tij, duke i dëmtuar mendërisht, emocionalisht dhe financiarisht,” tha Mary.


