Autoritetet mjekësore në Kaliforni kanë thënë se do të hetojnë rastin e një kirurgu plastik, i cili u shfaq në një gjykim “online” për shkeljen e trafikut teksa po kryente një operacion.
Gazeta Sacramento Bee raportoi se Scott Green u paraqit të enjten nga një dhomë operacioni për gjyqin e tij në gjykatën superiore të Sacramentos, i cili zhvillua në formë virtuale për shkak të pandemisë.
Ai ishte i veshur me veshje kirurgjikale ku një pacient po i nënshtrohej një procedure, dhe aty mund të dëgjohen tingujt e makinerive mjekësore.
“Përshëndetje, zoti Green? Përshëndetje. A jeni në dispozicion për gjykim?”, pyeti një nëpunëse në sallën e gjyqit. “Po, gjendem në një sallë operacioni. Jam në dispozicion për gjyqin. Ju lutem vazhdoni”, thotë ai në gjyq, shkruan The Guardian.


