Kryeministri Edi Rama ishte në stadiumin “Air Albania” ku vijon procesi i vaksinimit të bluzave të bardha dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.
Ai thotë se COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca brenda dy javëve të para të marsit, të cilën do ta fusin menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.